Qeveria e Maqedonisë së Veriut e kënaqur që çmimet e blerjes së rrushit janë rritur për 30 për qind

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se marrëveshja me kantinat dhe vreshtarët ka mundësuar sukses që nga fillimi i vjeljes

Rrushi

I pari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka marrë pjesë në vjeljen e rrushit në Tikvesh 2022. Ai ka thënë se qeverinë e tij e ka bërë të lumtur marrëveshja me të cilën çmimet e blerjes së rrushit janë rritur për 30%.

Më tej, ai ka treguar se çmimi i blerjes së rrushit është nga 13 për qind deri në 19 për qind për “Smederevkës” dhe “Vranecit”, këtë Kovaçevskit ia kishin konfirmuar në takimin e mbajtur me kantinat dhe vreshtarët.

“Në kushtet e krizës më të madhe botërore, shteti ndau dy denarë shtesë për çdo kilogram rrush të dorëzuar dhe për çdo litër rrush të eksportuar edhe 2 denarë shtesë, gjegjësisht nga 2 deri në 4 denarë mesatarisht 3 denarë, varësisht nga ambalazhi në të cilën eksportohet. Gjithashtu, mbështetje për kantinat e verës, e cila është gjithashtu një mbështetje e drejtpërdrejtë për vreshtarët”, ka thënë Kovaçevski.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

“Ky është rezultati i mbështetjes së barabartë që Qeveria u jep si vreshtarëve, ashtu edhe kantinës së verës përmes masave përkatëse’, ka shtuar ai.

Sipas tij, marrëveshja me kantinat dhe vreshtarët ka mundësuar sukses që nga fillimi i vjeljes.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika