Qeveria e Zvicrës u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për përmbajtje nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë situatën në veri

Qeveria e Zvicrës u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë situatën në veri

Përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, të njëjtat vetëm se kanë vazhduar të forcohen.

Por për këtë, Qeveria e Zvicrës ka një mesazh për të dyja palët (Kosovën dhe Serbinë).

Qeveria e Zvicrës u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë situatën.

Sipas qeverisë zvicerane, prania e trupave të KFOR-it dhe EULEX-it është thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë atje.

“U bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësor për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Zvicrës.

Ndryshe, serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Në veri të Kosovës të martën e 27 dhjetorit janë vendosur dy barrikada të reja, një në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan, te vendi i njohur si Shkëmbi i Dudës.

Ky lokacion gjendet në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, që është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë dhe rruga ku është vendosur barrikada është një prej rrugëve që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.

Ndërkaq, barrikada te Shkëmbi i Dudës është vendosur në urën që lidh Mitrovicën e Veriut me rrugën kryesore Prishtinë – Rashkë.

Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në veri, që kur disa serbë lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor.

Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Shija e redaktorit

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Të fundit nga rubrika