Qeveria gjermane për “kornizën e re” të dialogut: Propozimet janë diskutuar në mënyrë konfidenciale

Qeveria e Gjermanisë ka bërë të ditur se propozimet e reja për dialogun Kosovë-Serbi janë diskutuar në mënyrë konfidenciale, si dhe Gjermania së bashku me Francën po japin mbështetjen e tyre të plotë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga BE-ja

Foto ilustrim





Një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë, në lidhje me propozimin e ri në dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se në takimet e fundit të nivelit të lartë është theksuar se çështjet politike në lidhje me rrugën drejt normalizimit të plotë duhet të trajtohen në një mënyrë më vendimtare dhe të shpejtë.

Në një prononcim për RTV Dukagjinin, ai ka deklaruar se në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren, propozimet e reja të dialogut janë diskutuar në mënyrë konfidenciale, dhe se këto diskutime janë duke vazhduar akoma.

“Është bindja jonë e fortë se çështjet politike në lidhje me rrugën drejt normalizimit të plotë duhet të trajtohen në një mënyrë më vendimtare dhe të shpejtë, në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren”, ka deklaruar ai.

“Në takimet e fundit të nivelit të lartë kjo është nënvizuar dhe propozimet për këtë qëllim janë diskutuar në mënyrë konfidenciale. Këto diskutime po vazhdojnë”, ka thënë tutje ai.

Po ashtu, zëdhënësi në fjalë nga qeveria gjermane, ka deklaruar për RTV Dukagjinin se Gjermania dhe Franca po japin mbështetjen e tyre të plotë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga BE-ja, të ndërmjetësuar nga emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak.





Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika