Qeveria i bën thirrje BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës

Lista Serbe në Kosovë ka refuzuar të marrë pjesë në procesin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, ndërsa Qeveria e Kosovës ka theksuar se rezultati tregon mungesën e vullnetit për të shkarkuar kryetarët aktualë, derisa ka shtuar se shteti ka përmbushur obligimin e tij dhe i ka bërë thirrje BE-së për heqjen e masave

Kryeministri, Albin Kurti

Në Komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, procesi i votimit për largimin ose jo të kryetarëve ka dështuar, për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve.

Qeveria e Kosovës ka reaguar të hënën duke theksuar se Lista Serbe, që ishte shkaktare e zgjedhjeve të mëparshme dhe iniciatore e këtij procesi, sërish ka refuzuar të marrë pjesë, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar.

Qeveria e Kosovës ka shprehur keqardhje për pjesëmarrjen e ulët në votim dhe falënderon ata që e ushtruan të drejtën e tyre demokratike dhe ligjore.

“Rikujtojmë se ky proces ishte nxitur nga kërkesa e vazhdueshme për zgjedhje të reja në këto komuna, duke marrë shkas mungesën e legjitimitetit të plotë të kryetarëve aktualë pas daljes së ulët të qytetarëve në zgjedhjet e 23 prillit 2023. Ai filloi me grumbullimin e nënshkrimeve të 20% të nevojshëm të qytetarëve me të drejtë vote. Megjithatë, Lista Serbe që fillimisht ishte shkaktare e zgjedhjeve të 23 prillit përmes dorëheqjes së kryetarëve të saj, e pastaj inicuese e votimit të djeshëm, përsëri bojkotoi procese demokratike, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe interesit qytetar”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Megjithatë, rezultatet e votimit sipas Qeverisë treguan mungesën e vullnetit për të shkarkuar kryetarët aktualë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për pjesëmarrjen e ulët në votimin e djeshëm dhe falënderon ata të cilët ushtruan të drejtën e tyre demokratike dhe ligjore. Jemi të vetëdijshëm ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto komuna. Rezultatet e votimit të djeshëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë” ka theksuar Qeveria.

Pas këtij votimi, Qeveria e Kosovës ka thënë se është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen përfundimisht.

“Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Andaj, pas votimit të djeshëm, është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës përfundimisht të largohen”, thuhet tutje nga Qeveria.

Po ashtu, Qeveria ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryetarët aktualë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre ndaj qytetarëve të katër komunave të përmendura.

Sipas reagimit të qeverisë, përfundimi i këtij procesi shënon përmbushjen e obligimeve të Kosovës ndaj qytetarëve të saj dhe angazhimin për deeskalimin e situatës në veri të vendit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika