Qeveria jep detaje nga takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku temë diskutimi ishte dialogu Kosovë – Serbi dhe çështja e Asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Pas takimit, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se aty është diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi si dhe për Asociacionin.

Në njoftim thuhet se aty është diskutuar për gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar, si kushte për themelimin e Asociacionit.

“Temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara. Kryeministri Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, thuhet në njoftim

Ndër të tjera, sipas njoftimit, ai tha se Kosova “ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes qasjes konstruktive dhe propozimeve kreative”.

Po ashtu, Kurti ka shprehur gatishmërinë për takime të radhës në “Bruksel të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika