Qeveria kërkon nënshkrimin e presidentes për të lidhur marrëveshje ushtarake me Turqinë

Qeveria e Kosovës kërkon nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake me Turqinë

Ilustrim, mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për të kërkuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake me Turqinë.

Kryeministri Albin Kurti, njoftoi se faza paraprake e nismës për lidhjen e marrëveshjes është miratuar në mbledhjen e 179-të të Qeverisë.

Kurse në anën tjetër ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar para kabinetit qeveritar se çka përmban kjo marrëveshje.

Maqedonci tha se me anë të kësaj marrëveshje mundësohet shkëmbimi i personelit e inteligjencës mes dy vendeve.

“Kjo marrëveshje përfshinë shkëmbimin e personelit, materialeve, pajisjeve, informacionit dhe përvojës në këto fusha; stërvitje dhe edukim ushtarak, arsimim dhe kurse në shkolla ushtarake, shkëmbim i inteligjencës ushtarake si dhe fusha të tjera me interes për të dyja palët”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika