Qeveria kundër tërheqjes së Trustit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar pesë vendime

Ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë një propozim në Qeveri, për tërheqjen e një përqindjeje nga Trusti Pensional. Për këtë projektligj, janë shprehur pro edhe deputetët e partive opozitare.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar pesë vendime.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për vazhdimin për tri vjet të mandatit të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, ajo nuk e përkrah këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme. Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi edhe vetë përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët.

Lidhur me nismën për Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, Qeveria e Republikës së Kosovës, tashmë, e ka në agjendë legjislative këtë projektligj, rrjedhimisht, nuk e konsideron të nevojshme iniciativën e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë Projektligj.

Është miratuar vendimi për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për Ministren e Drejtësisë, për nënshkrim të Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve për të burgosurit danez.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/50 si vijon:”Udhëzimi Administrativ i MMPH-s Nr. 09/2015 për lejen për vendosjen në treg, regjistrim dhe leje të importit të produkteve biocide, mbetet në fuqi deri në krijimin e bazës së re ligjore. Ndryshim- plotësimi i Vendimit bëhet më qellim të moskrijimit të vakumit juridik”.

Gjatë pandemisë, kur kryeministër ishte Avdullah Hoti, u bë një tërheqje nga Trusti e rreth 200 milionë eurosh nga mbi 420 mijë kontributpagues.

Kurse, për nismën aktuale të një tërheqje të re nga Trusti, kanë thënë se do të zbatojnë vendimet e institucioneve përgjegjëse të vendit.

Deputetët e opozitës të bashkuar për tërheqjen e Trustit

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika