“Qeveria Kurti, ka dështuar qysh në fillim sepse ka sjellë në dilemë aleancën me ShBA-të dhe BE-në”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Lumir Abdixhiku, ka vazhduar të mbaj takime me qytetarët nën moton “iu dëgjoj”, ku ka folur për situatën ekonomike e politike të Kosovës. I pari LDK-së ka thënë se Kosova është një udhëkryqe ku duhet të vendos në mes të zbatimit të ligjit apo aleatëve të Kosovës. “Dhe një […]





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Lumir Abdixhiku, ka vazhduar të mbaj takime me qytetarët nën moton “iu dëgjoj”, ku ka folur për situatën ekonomike e politike të Kosovës.
I pari LDK-së ka thënë se Kosova është një udhëkryqe ku duhet të vendos në mes të zbatimit të ligjit apo aleatëve të Kosovës.
“Dhe një qeveri që sjellë një pozitë që zgjedhësh në mes të ligjshmërisë dhe aleatëve, ka dështuar që në fillim. Ne duhet të kemi dhe ligjshmëri dhe aleatë”.
“Dhe pa aleatë nuk mund të bëjmë as ligjshmëri, as përparim shoqëror e politik gjithandej që e kërkojmë. Dhe liderët e vërtetë nuk zgjedhin beteja me aleatët për turma popullistësh”.
Sipas tij, me aleatët e Kosovës nuk duhet të bëhet popullzëm.
Kriza ekonomike ka goditur qytetarët sipas Abdixhikut.
Paret e Qeverisë janë duke u zhvlerësuar përderisa qytetarët kanë mbetur pa para për shkak të krizës ekonomike. Sipas Abdixhikut, “kjo është tragjedia e vendit tonë dhe për këtë e kemi ngritur zërin”.
“Problemi themeltarë i Kosovës sot është mbijetesa në vend. Jemi në krizë të rëndë ekonomike, social dhe politike”.
Sipas tij, qytetarët janë duke mbijetuar duke kapërcyer nga kriza në krizë meqë “pagat kanë mbetur të pandryshueshme, çmimet po rriten në vazhdimësi”.
Abdixhiku ka përfunduar duke thënë se Kosova duhet të jetë e koordinuar me aleatët e saj, në mënyrë që të arrijë atje ku e ka destinacionin në Bashkimin Evropian, NATO, dhe organizata tjera ndërkombëtare.




















