Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton komisionet e pranimit për tri pozita të larta drejtuese

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka mbajtur një mbledhje elektronike.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit bëhet e ditur se gjatë kësaj mbledhjeje janë marrë disa vendime, si, miratimi i vendimit për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, dhe, miratimi i vendimit për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Komisioner për Gjuhët.

Njoftimi:

Mbledhja e 24-të e Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës
Prishtinë, 19 qershor 2026
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka:
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Komisioner për Gjuhët.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale

– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 10/230, të datës 13 nëntor 2024, për themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.

– Miratuar vendimin për vazhdimin e mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 11/130, të datës 22.02.2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 14/169, të datës 27.10.2023, Vendimin Nr. 19/218, të datës 28.08.2024, Vendimin Nr. 12/249, të datës 26.02.2025, dhe Vendimin Nr. 01/268, të datës 22.08.2025, Vendimin 10\280 të datës 19.12.2025, dhe Vendimin Nr. 16\05 të datës 19.03.2026,  i vazhdohet mandati nga data 22.06.2026 deri me datën 22.09.2026.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika