Qeveria mban mbledhje, miratohen disa rregullore

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, ku janë miratuar disa rregullore

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar disa rregullore.

Në këtë mbledhje është miratuar rregullorja për Shtesën për Licencë të Avancuar për Nëpunësin e Arsimit Parauniversitar, rregullorja për Shtesën e Nëpunësit të Sistemit Shëndetësor.

Po ashtu, në këtë mbledhje është miratuar dhe rregullorja për Shtesën Funksionale për Krijuesin dhe Performuesin e Artit dhe të Kulturës, rregullorja për Kompensimin e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, që ushtrojnë detyrën jashtë vendit.

Këto janë të gjitha rregulloret e tjera që janë miratuar në këtë mbledhje:

-Rregullorja për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik.

-Rregullorja për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit.

– Rregullorja për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës.

– Rregullorja për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.

-Rregullorja për Shtesën Funksionale.

-Rregullorja për Kompensimin për Funksionin Shtesë.

-Rregullorja për Ekspertët që përcakton rregullat dhe procedurën për zbatim të shtojcës 14.4 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika