Qeveria mblidhet sot, në rend dite disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 09:30, ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe vendimesh. Në mbledhjen e tetë, Qeveria do të shqyrtojë disa projektligje, përfshirë ato për shtetësinë, shëndetësinë, arsimin dhe ekonominë. Në rend dite janë edhe emërime, marrëveshje me Turqinë dhe ndarja […]
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 09:30, ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe vendimesh.
Në mbledhjen e tetë, Qeveria do të shqyrtojë disa projektligje, përfshirë ato për shtetësinë, shëndetësinë, arsimin dhe ekonominë. Në rend dite janë edhe emërime, marrëveshje me Turqinë dhe ndarja e mjeteve për Luginën e Preshevës, si dhe çështje që lidhen me funksionimin e komunave dhe qeverisjen e hapur.

















