Qeveria mbron Radomiroviqin, thonë s’ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake

Dje gazeta Nacionale raportoi që Radoica Radomiroviq, zëvendësministër në Qeverinë Kurti, kishte qenë pjesë e ushtrisë jugosllave gjatë luftës në Kosovës. Radomiroviq, ka folur për të kaluarën e tij në ushtrinë jugosllave edhe gjatë kohës së luftës në Kosovë duke pranuar se kishte qenë pjesë e adminsitratës së ushtrisë. Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Qeveria e Kosovës. Në një përgjigje për RTV Dukagjini, Qeveria e Kosovës ka deklaruar se zëvendësministri Radomiroviq nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake

Qeveria e Kosovës

Me të dhënë dorëheqje ministrat e Listës Serbe, nga Qeveria e Kosovës, Albin Kurti si shef qeverie kishte zgjedhur njerëz të tjerë për t’i emëruar në pozitat që tashmë ishin të lira.

Ministrin që e udhëheqte Goran Rakiq e mori Nenad Rashiq, kurse zëvendës i tij u bë Radoica Radomiroviq.

Mirëpo, emri i tij nuk gjendet vetëm në faqen e Qeverisë së Kosovës.

Ai gjatë kohës së luftës në Kosovë kishte shërbyer në ushtrinë e armatës serbo-jugosllave.

Madje këtë e ka konfirmuar vet Radomiroviq për gazetën Nacionale, veçse ka mohuar se kishte qenë pjesë e aksioneve.

Ai ka thënë se ka punuar si civil në administratë në Kazermë në Mitrovicë.

Ndërkohë, për këtë çështje RTV Dukagjini, ka kërr sqarime nga ana e qeverisë.

Përgjigja e tyre, lë të kuptohet se ekzekutivi ka qenë në dijeni për aktivitetin e Radomiroviqit, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë ka thënë se “Institucionet tona kanë verifikuar të gjitha të dhënat duke konfirmuar që ai nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake apo të ngjashme gjatë luftës në Kosovë. Ai ka bartur pozitën e kontabilistit në administratë si staf civil”.

Mirëpo këtë emërim po e kundërshtojnë partitë opozitare.

Të papranueshëm një gjë të tillë po e cilëson deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Qeverinë Kurti, ajo e vlerëson si antikombëtare.

Derisa Lista Serbe ka kohë që është larguar nga institucionet, zyrtarët e tyre nuk shërbejnë në ekzekutivin kosovarë.

Në ndërohë, 10 deputet të kësaj partie vazhdojnë të marrin paga në Kuvendi i Kosovës, pa shkuar kurrë në punë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika