Qeveria mbushet me tym të zi gjatë fjalimit të Molliqajt, mbyllet protesta (Pamje)
Protestuesit kanë hedhur tym të zi në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës përgjatë fjalimit të kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt. “Qytetari bashkohet në REPUBLIKË, etnia ndahet me ZAJEDINCË”, “Dorëheqje” janë disa nga shënimet që bartnin pankartat e qytetarëve që u mblodhën për të protestuar kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. E përpos pankartave, nga […]
Protestuesit kanë hedhur tym të zi në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës përgjatë fjalimit të kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt.
“Qytetari bashkohet në REPUBLIKË, etnia ndahet me ZAJEDINCË”, “Dorëheqje” janë disa nga shënimet që bartnin pankartat e qytetarëve që u mblodhën për të protestuar kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
E përpos pankartave, nga protestuesit u larguan flamujt e Kosovës dhe u vendosën flamuj të bardhë, për të cilët Molliqaj tha se paraqesin dorëzimin e Kurtit.
Protesta u mbyll me hedhjen e tymit të zi para objektit të Qeverisë.

Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër, në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.
BE-ja ka thënë se palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.















