Qeveria merr vendim, disa prona të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fjalimin e tij në mbledhjen e qeverisë e cila po zhvillohet sot (e premte) ka thënë se janë duke shkuar drejt përfundimit të mandatit të plotë të qeverisjes, ku edhe kanë marr mbi dy mijë vendime, që nga fillimi i mandatit. Në mbledhje është miratuar edhe vendimi për dhënien […]
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fjalimin e tij në mbledhjen e qeverisë e cila po zhvillohet sot (e premte) ka thënë se janë duke shkuar drejt përfundimit të mandatit të plotë të qeverisjes, ku edhe kanë marr mbi dy mijë vendime, që nga fillimi i mandatit.
Në mbledhje është miratuar edhe vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës(APK) për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes(MM).
“Ushtrinë tonë po e rrisim e po e forcojmë, më shumë buxhet, dinjitet e kushte po i shtohen FSK-së. Sot në përvjetorin e rënies së Zahir Pajazitit do të marrim vendim për dhënien në shfrytëzim për ushtrinë hapësirën në Batllavë në sipërfaqe prej 100 hektarë”, tha ai.
Gjatë mbledhjes janë marrë edhe disa vendime tjera.















