Qeveria merr vendim, paga minimale rritet në 350 euro bruto

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka vendosur që paga minimale të rritet në 350 euro bruto.

Më 23 gusht hyri në fuqi Ligji për Pagën minimale duke e ngritur në 250 euro neto.

“Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit të këtij propozimi.

Ai ka shtuar se me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, “u hap rruga që zyrtarisht të rritet paga minimale pas një pritje prej 13 vjetësh”.

Për këtë ka bërë një postim në Facebook edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Rritja e pagës minimale, sipas Muratit, hyn në fuqi nga 1 tetori.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika