Qeveria miraton dy vendime dhe një nismë

Qeveria e Kosovës, ka zhvilluar të premten mbledhjen elektronike, e 88-ta me radhë, në të cilën u miratuan dy vendime dhe një nismë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se është miratuar vendimi për të kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim për zhvillim mes Kosovës dhe Luksemburgut.

Po ashtu, u miratua edhe vendimi për të kërkuar nga presidentja Osmani dhënien e autorizimit për Bislimin, për nënshkrimin e amendamentit 2 të Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015.

Ndërkaq, në mbledhje është miratuar edhe nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014.

Instrumentin për Ndihmën e Para-anëtarësimit (IPA), është instrument financiar i shfrytëzuar nga BE-ja, që ka synim të ndihmojë vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE.

Objektivat kryesore të IPA-s përfshijnë forcimin e institucioneve demokratike, reformimin e administratës dhe ekonomisë, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, përmirësimin e respektimit të të drejtave të minoriteteve dhe zhvillimin e shoqërisë civile.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika