Qeveria miraton masat e reja anti-Covid

Me propozim të Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, janë miratuar masat e reja kundër Covid-19

Latifi ka thënë se situata epidemiologjike në vend është stabile dhe për këtë arsye kanë kërkuar që masat të lehtësohen.

“Ne jemi në situatë që të kërkojmë nga qeveria t’i lehtësojmë masat që kemi pasë për Covid-19, masat e propozuara dhe afatat kohore shërbejnë të mbahen nën kontrollë”, ka deklaruar Latifi.

Por sipas ministrit të shëndetësisë, situata duhet të mbahet nën kontroll.

Ky propozim është votuar nga të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

Kryeministri Kurti, me këtë rast ka thënë se situata epidemiologjike me koronavirus është stabile, prandaj edhe është rekomanduar lehtësimi i masave.

“Situata epidemiologjike me COVID-19 është stabile, me ç’rast rekomandojnë lehtësimin e masave ekzistuese”, duke shtuar se kjo do tu lehtësoj jetën qytetarëve në shumë aspekte.

Në mbledhje Qeveria ka miratuar gjithashtu edhe kërkesën e ministrit Latifi, për plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësor për nevoja të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Me këtë vendim Latifi tha se mundësohet të ofrohet më shpejtë edhe licencimi i profesionistëve shëndetësore që vijnë nga Lugina e Preshevës.

“Konsiderojmë se është e nevojshme dhe e domosdoshme që të nxirret plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për licencimin profesionistëve të huaj shëndetësorë, duke tejkaluar proceduarat që përcaktohen me rregullore’’.

‘’Në udhëzimin administrativ për licencimin e profesionisteve të huaj shëndetësorë janë fuqizuar dispozitat e udhëzimit administrativ, po ashtu me këtë vendim mundësohet të ofrohet më shpejtë edhe licencimi i profesionistëve shëndetësorë që vijnë nga Lugina e Preshevës”, ka deklaruar ministri Latifi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika