Qeveria miraton masat emergjente për furnizim me energji
Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për masat emergjente në furnizimin me energji. Sipas arsyetimit, kjo zgjatje po bëhet për rrezikun e rritjes së çmimeve të rrymës në bursat ndërkombëtare. Në mbledhjen e ekzekutivit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se furnizimi me energji mund të përkeqësohet. “Duke marrë parasysh se çështja […]
Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për masat emergjente në furnizimin me energji.
Sipas arsyetimit, kjo zgjatje po bëhet për rrezikun e rritjes së çmimeve të rrymës në bursat ndërkombëtare.
Në mbledhjen e ekzekutivit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se furnizimi me energji mund të përkeqësohet.
“Duke marrë parasysh se çështja aktuale me energji mund të përkeqësohet dhe çmimi i importit mund të shënojnë ngritje gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim, ka propozuar masa për energji”, ka thënë Kurti.
Derisa ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, i ka bërë thirrje Koorporatës Energjetike të Kosovës dhe KOSTT-it, që të marrin masat e nevojshme për furnizim të rregullt me energji elektrike.
“Duke qenë se furnizimi me energjetike të ketë rreziqe me rritjen e çmimeve gjatë këtyre muajve në bursat ndërkombëtare, dhe sipas Ligjit propozojmë që të vazhdohen këto masa emergjente. Obligohen KEDS, KEK dhe institucionet për mbarëvajtjen e furnizimit me rrymë”, ka thënë Rizvanolli.















