Qeveria miraton nisma të marrëveshjeve me Austrinë dhe me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës ka miratuar dy nisma për marrëveshje në lidhje me transportin e mallrave me Austrinë dhe një për shërbime ajrore me Qeverinë e Malit të Zi

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së 127-të

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike të mërkurën e 15 marsit, ka miratuar tri nisma që kanë të bëjnë me lidhjen e marrëveshjeve me Austrinë dhe Malin e Zi.

Nisma e parë që është miratuar nga Qeveria, është ajo për lidhjen e marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave dhe të transportit të kombinuar në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Austrisë.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve si shërbim i rregullt dhe jo i rregullt ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Austrisë, kështu bëhet e ditur në njoftimin e Qeverisë, transmeton Dukagjini.

Ndërsa, me Malin e Zi, Kosova ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për shërbime ajrore.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika