Qeveria miraton nismën për një marrëveshje me Shqipërinë në fushën e drejtësisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për njohjen e së Drejtës së Ushtrimit të Profesioneve të Avokatit dhe Ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të hënën një mbledhje Elektronike, në të cilën, ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për njohjen e së Drejtës së Ushtrimit të Profesioneve të Avokatit dhe Ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, vendimi obligon Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës që të zhvillojë negociata me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, me qëllim të finalizimit të tekstit përfundimtar të marrëveshjes së lartcekur, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Marrëveshja ka si objekt përcaktimin e rregullave të zbatueshme në mundësimin e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të dy vendet, si dhe të të drejtave dhe detyrimeve që palët marrin përsipër për arritjen e qëllimit, sipas kësaj Marrëveshjeje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika