Qeveria miraton programin për Reforma në Ekonomi 2025-2027 dhe vendos për transferet e fondeve
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike dje, ku ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi për periudhën 2025-2027. Gjithashtu, është miratuar vendimi për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën-program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-332 […]
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike dje, ku ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi për periudhën 2025-2027.
Gjithashtu, është miratuar vendimi për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën-program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-332 për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Ky transfer ka si limit shumën maksimale deri në 40 mijë euro për çdo kërkesë individuale.
“Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2025-2027 dhe vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-332 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën prej 40 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.















