Qeveria miraton projektligjin e ri për pensione, punëtorëve të viteve ’90 do t’u njihen kontributet

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 89-të

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar ndryshimet në ligjin për pensionet, duke mundësuar që personave që janë larguar nga puna në vitet ’90 të përfitojnë nga pensioni kontribut-pagues.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me këto ndryshime, të gjithë pensionistët do të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Përmes këtij plotësim-ndryshimi të projektligjit, do të adresojmë çështjet e pabarazisë disavjeçare të mosnjohjes të së drejtës pensionale në skemën pensionale të kontribut-paguesve për një numër të madh të pensionistëve, të cilët nuk përmbushin kriterin prej 15 vjetësh kontribut në ish-sistemin pensional”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, me këtë ligj do të eliminohet padrejtësia ndaj atyre që janë larguar dhunshëm nga puna në vitet ’90.

“Për ta eliminuar këtë diskriminimin për të gjithë ata që janë larguar dhunshëm nga puna në vitet ’90, si Qeveri po shtojmë një skemë të re pensionale, skemën e pensionit parcial kontribut-pagues”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se sipas vlerësimeve aktuale, kjo skemë është përllogaritur se do t’i kushtojë shtetit rreth 60 milionë euro në vit.

Ai ka thënë se lartësia e pensionit për skemën e re do të përcaktohet bazuar në vitet që pensionistët kanë kontribuuar në Fondin Pensional, i cili është përvetësuar nga Serbia.

“Vlerësimet tona janë se aktualisht në skemën e pensionit bazik duhet të jenë rreth 70.000 persona që marrin pension bazik, por që realisht do të duhej të kualifikoheshin për pensionin parcial kontribut-pagues të moshës”, ka theksuar Murati.

Ministri Murati shpreson që pasi këto ndryshime të dërgohen në Kuvend, deputetët t’i miratojnë shpejt ato.

“Me plotësim-ndryshimin e këtij ligji, ne po e zhbëjmë këtë diskriminim sepse do t’u mundësohet që për periudhën prej kur janë larguar nga puna e deri më 1 janar 1999, pra t’u llogaritet drejt plotësimi i kushtit prej 15 vjetësh”, ka potencuar ai.

Ndryshe, në këtë mbledhje qeveria ka miratuar edhe Projektkodin doganor dhe të akcizave.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika