Qeveria miraton Projektligjin për Sigurimin Shëndetësor

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.

Kurti e cilësoi si projektligj të rëndësishëm, duke thënë se synim kanë për investime në shërbime shëndetësore për të pirmësuar cilësinë.

“Synimi ynë është që të investojmë në shërbime shëndetësore dhe të garantojmë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe të jetësohet një gjë e tillë me miratimin e projektligjit për sigurimin shëndetësor. Njerëzit në nevojë do të kenë mbrojtje më të mirë sociale, që ndihmon për të zvogëluar si varfërinë, ashtu edhe pabarazinë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e sqaroi rëndësinë e këtij projektligji.

Vitia tha se zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat me domethënëse të Qeverisë Kurti.

“Me këtë nismë themelohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Për herë të parë përcaktohen rregullat për listën e barnave të megociushme. Po rregullohen edhe çështjet për mbledhjen e kontributeve nga qytetar për fondin e sigurimeve, këto kontribute do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen e afërt. Kështu buxheti që ndahet për shëndetësinë do t’i shtohet edhe kontributi i secilit prej nesh nga të hyrat personale. Zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat me domethënëse të qeverisjes sonë”, tha ai.

 

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika