Qeveria miraton vendimin për dërgimin e kontigjentit të FSK-së në Ishujt Falkland

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se është miratuar vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës dërgimin e trupave të FSK-së në operacionin në mbështetje të paqes në Ishujt Falkland

Forca e Sigurisë së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrur vendim për t’i propozuar Kuvendit miratimin për dërgimin e deri në shtatë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me mision jashtë vendit, mision që mund të zgjas deri në tri vjet me mundësi vazhdimi.

Në mbledhjen e 110-të të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se është miratuar vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës dërgimin e trupave të FSK-së në operacionin në mbështetje të paqes, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falklands.

“Vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falklands. Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklandës dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar më Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mundë të zgjas deri në tre vite me mundësi vazhdimi. FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është këtë të martë në rend...

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Të fundit nga rubrika