Qeveria miraton vendimin për shpërndarjen e kuvendeve komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit për shkak të jo-funksionalitetit të tyre

Në mbledhjen e 108-të të Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për shpërndarjen e kuvendit komunal të Zveçanit dhe kuvendit komunal të Leposaviqit për shkak të jo funksionalitetit të tyre dhe si pasojë, pamundësisë së ushtrimit të kompetencave ligjore

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Në mbledhjen elektromnike të 108-të të Qeverisë së Kosovës është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje buxhetore në shumën prej pesë milionë e 705 mijë e 39 eurove.

Në këtë mbledhje u miratua dhe kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 310 mijë e 183 euro për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat veriore.

Në mbledhjen e 108-të u miratua dhe rregullorja për Strukturën Organizative të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.  Kjo rregullore përcakton strukturën organizative të Njësive profesionale të zjarr fikjes dhe shpëtimit, si dhe kriteret themelore të organizimit, gradimit dhe funksionimit të tyre.

Mes tjerash, në këtë mbledhje u miratua dhe vendimi për shpërndarjen e kuvendit komunal të Zveçanit dhe kuvendit komunal të Leposaviqit për shkak të jo-funksionalitetit të tyre dhe si pasojë, pamundësisë së ushtrimit të kompetencave ligjore.

Në këtë mbledhje u miratua dhe vendimi për të kërkuar nga presidentja e Kosovës dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes omplementuese mes Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, lidhur me atashimin e personelit nga FSK në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në Ishujt Falklands.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika