Qeveria ndan 100 euro shtesë për pensionistët në tetor

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin, duke thënë se 100 euro shtesë do të ekzekutohen për pensionistët në mes të muajit tetor

Mbledhja e 100-të e Qeverisë së Kosovës





Të mërkurën, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 100-të ka marrë vendimin që të ndajë 100 euro shtesë për pensionistët në kuadër të pakos për përballje me inflacionin, të cilat do të ekzekutohen në mes të muajit tetor.

Për këtë Qeveria në përgjithësi i ka ndarë mbi 28 milionë euro.

“Në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin, kemi paraparë mbështetje edhe për pensionistët. Pensionistët do të marrin nga 100 euro ”, ka thënë Besnik Bislim, zv-kryeministër i Kosovës.

Ky vendim u aprovua edhe nga ministrat e tjerë kështu duke hyrë në fuqi.

Pakoja për përballje me inflacionin parasheh edhe nga 50 euro shtesa në muaj për punëtorët e sektorit publik deri në fund të vitit dhe shumë të përnjëhershme prej 100 eurosh për studentët.

Po ashtu, Qeveria ka ndarë edhe 35 mijë euro për Luginën e Preshevës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se ndarja e këtyre mjeteve bëhet sipas kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të tyre lobuese.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u bëri thirrje ministrave që të votojnë pro këtij propozimi.

“Përmes këtij propozim vendimi, Ministria e Financave dhe Transfereve do të ndajë mjete në shumën prej 35 mijë eurosh. Për zbatimin e këtij vendimi do të përdoren mjete nga organizata buxhetore zyra e kryeministrit me kod 104 nga nënprogrami përkrahje për Luginën e Preshevës. Marrë parasysh rëndësinë e këtij vendimi ju ftoj që të votoni”, ka thënë Bislimi.

Po ashtu në këtë mbledhje, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar të arriturat e Qeverisë Kurti gjatë 1 viti e gjysmë qeverisjeje, duke theksuar se “Qeveria ka arritur më shumë suksese sesa çdo qeveri pararendëse”.

Kurti: Kjo qeveri ka arritur më shumë suksese sesa çdo qeveri pararendëse





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika