Qeveria ndan 100 mijë euro për DokuFestin, miraton edhe një varg vendimesh

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 32-të, e zhvilluar në mënyrë elektronike, ku ka miratuar një varg vendimesh.

Ndër vendimet kryesore është ndarja e 100 mijë eurove për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”.

“Është ndarë shuma prej 100,000.00 euro, për mbështetjen e realizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër ‘DokuFest’”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas ekzekutivit, kjo mbështetje synon promovimin ndërkombëtar të Kosovës përmes festivalit, i cili mbledh çdo vit artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme.

“Kjo mbështetje financiare përbën investim të drejtpërdrejtë në promovimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për aprovimin e qiradhënies së parcelave në Zonën Kadastrale Cërnillë të Komunës së Ferizajt, për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror.

“Qiradhënia bëhet në kohëzgjatje deri më 18 dhjetor 2033 për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror”, thuhet në vendim.

Në mbledhje janë miratuar gjithashtu një numër vendimesh për emërimin e komisioneve të pranimit për pozita të larta drejtuese në institucione dhe agjenci të ndryshme shtetërore.

Komisionet do të merren me procedurat për pozitat e drejtorëve ekzekutivë, kryeinspektorit dhe sekretarit të përgjithshëm në institucione si Agjencia Qendrore e Prokurimit, Thesari i Kosovës, Agjencia Kosovare për Standardizim, Agjencia për Siguri Kibernetike, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe institucione të tjera.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar vendime për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesave për shpronësim për interes publik në Shtime dhe Prishtinë.

Në Shtime, kërkesa lidhet me realizimin e projektit për ndërtimin e “Zonës Ekonomike për Mërgimtarët”, ndërsa në Prishtinë me ndërtimin e “Ndërtesës Administrative” për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në kuadër të vendimeve të tjera, Qeveria ka aprovuar Listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj, si dhe ka miratuar themelimin e Komisionit Kombëtar për Refugjatë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika