Qeveria ndan 100 mijë euro për punëtorët e sektorit publik

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka miratuar disa vendime, ku një ndër to ishte edhe ndarja e 100 mijë eurove shtesë në kuadër të mbështetjes së punëtorëve të sektorit publik, të cilët nuk i kanë marrë shtesat prej 100 eurosh në raundin e parë

Ilustrim, mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Të mërkurën e 10 gushtit, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave, që të ndahen 100 mijë euro shtesë në kuadër të mbështetjes për qytetarë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në këtë mbledhje ka thënë se ndarja në vlerë prej 100 mijë euro është në kuadër të shumës 7.3 milionë euro dhe përfshin mbështetjen për kategorinë që kanë mbetur pa u dalë shtesat në raundin e parë.

“Ky propozim-vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak që kishte të bënte me ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik dhe bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në raundin e parë. Dhe kësisoj, duhet të ketë mjete shtesë prej 100 mijë eurosh, pra, nga ndarja prej 7.3 milionë euro duhet të bëhet 7.4 milionë euro, ky është plotësim-ndryshimi në mënyrë që të përmbushen të gjitha obligimet që dalin sipas vendimit”, ka thënë Murati.

Kabineti qeveritar votoi me shumicë votash këtë propozim-vendim.

Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria ka ndarë 600 mijë euro për mbështetje të prodhuesve vendorë.

Ndarja është bërë me qëllim që prodhuesit vendorë të kenë mbështetje në rritjen e cilësisë së produktit.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e një milion eurove për shtatë komuna.

Mjetet do të shpenzohen për projektin “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunimi ndërkomunal”.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka propozuar rialokimin e mjeteve për financimin e 7 projekteve.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika