Qeveria ndan 300 mijë euro për komunitete, Murati akuzon BE-në për ngecje të projektit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Bashkimin Evropian se për shkak të masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka pasur ngecje në raport me mbështetjen e komuniteteve pakicë. “300 mijë euro për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim – kjo ndarje vjen si rezultat i ngecjes së projektit që kanë në raport me mbështetjen e komuniteteve pakicë, […]
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Bashkimin Evropian se për shkak të masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka pasur ngecje në raport me mbështetjen e komuniteteve pakicë.
“300 mijë euro për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim – kjo ndarje vjen si rezultat i ngecjes së projektit që kanë në raport me mbështetjen e komuniteteve pakicë, Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe kjo ngecje ka ndodhë pikërisht nga masat e BE-së dhe kufizimeve të tyre. Një veprim nga BE-ja që ka qenë gjoja për shkak të shtensionimt të situatës në vendbanimet që banohen nga komunitete joshumicë, ka rezultuar pikërisht në dëmtim të interesave të komunitetit joshumicë. Për shkak se e kemi vlerësuar kërkesën të arsyeshme, e kemi marrë mbështetjen që këto mjete të ndahen, pra të mos presim BE-në derisa t’i heqë masat, por ne si qeveri të paguajmë pjesën tonë”, ka deklaruar Murati pas mbledhjes së Qeverisë.
Po ashtu, ministri Murati i ka bërë thirrje BE-së për heqjen e masave ndëshkuese, duke i cilësuar ato si të padrejta, “sepse nuk përkojnë me situatën reale në terren”.















