Qeveria ndan 5 milionë euro për blerjen e lëndëve djegëse, për familjet përfituese të asistencës sociale

Ministria e Financave ka prezantuar masën për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje

Ilustrim, mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Rreth 21 mijë familje me total rreth 81 mijë anëtarë përfitues do të subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të stinës së dimrit.

Murati ka thënë se 120 euro do të ndahen për familje, e më pas edhe nga 30 euro për secilin anëtar të familjes.

Ai ka thënë se kjo masë vlen vetëm njëherë dhe vlera totale është 5 milionë euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se për Masën 1.2 janë ndarë 5 milionë euro, ndërsa këto para janë pjesë e pakos mbështetëse të BE-së prej 75 milionë euro për energji që i ka bërë Kosovës.

“Departamenti për Punë Sociale bën përllogaritjen, përllogaritja bëhet në formë që për secilën familje, si familje, përfitimi është 120 euro që është ekuivalent me dy metër kub, ndërsa po ashtu për çdo anëtar do të ndahen nga 30 euro shtesë. Që i bie për një familje katëranëtarëshe përfitimi total është 240 euro. Subvencionimi shkon direkt në llogarinë bankare të familjes”, ka thënë Murati gjatë prezantimit të masës.

Ai ka njoftuar se janë në proces të verifikimit të listave, teksa beson se realizimi i mbështetjes do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 5 milionë euro mundësohet subvencionimi i lëndës djegëse për ngrohje në mënyrë që dimri të kalohet sa më lehtë

Ai ka treguar për masat mbështetëse që ka marrë gjatë qeverisjes së tij.

“Qytetarët tanë e dinë se përballë vështirësive të kohës ata asnjëherë nuk do të jenë të vetëm apo të vetmuar. Jemi dhe do të mbetemi Qeveri që udhëheq e mbështet, që prin dhe nuk e lë askënd prapa”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinar

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika