Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të mbetur në shtetet e Lindjes së Mesme

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sonte në orët e vona një mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar kërkesën e Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e 500 mijë eurove për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, njofton Dukagjini.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Qeveria ka vendosur të ndajë 1,675,000 euro për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Në vendimet e miratuara përfshihet edhe autorizimi i ministrit përkatës që të aprovojë transfere nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në nënprograme të tjera, për shuma individuale deri në 40 mijë euro.

Qeveria gjithashtu ka miratuar ndarjen e 370 mijë eurove për Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).

Në të njëjtën mbledhje është shqyrtuar edhe propozimi i Ministria e Financave për t’i rekomanduar presidentes së Kosovës dhënien e autorizimit për ministrin e Financave që të nënshkruajë marrëveshjen e kredisë me KfW për programin në sektorin e energjisë dhe klimës për Kosovën.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika