Qeveria në detyrë miraton disa vendime në mbledhjen elektronike
Qeveria në detyrë ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime. Sipas njoftimi nga Qeveria, në këtë mbledhje është miratuar vendimi për emërimin e Ragmi Dalipit në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, njofton Dukagjini. Po ashtu, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për […]
Qeveria në detyrë ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.
Sipas njoftimi nga Qeveria, në këtë mbledhje është miratuar vendimi për emërimin e Ragmi Dalipit në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, njofton Dukagjini.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të cilat menaxhohen dhe administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Këto prona janë të nevojshme për realizimin e dy projekteve të Komunës së Gjakovës: administrimin e objektit të ish-“Bankos”-it për nevoja të administratës komunale, në zonën Gjakovë-Qytet, si dhe ndërtimin e fushës së futbollit dhe hapësirave rekreative në fshatin Trakaniq dhe zonat përreth.
Në kuadër të vendimeve të miratuara, Qeveria ka aprovuar edhe ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr. 11/08 të datës 3 prill 2026 për emërimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen e zyrtarizimit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme.
Me këtë ndryshim, Ervina Gashi nga Zyra e Kryeministrit, e cila ishte zëvendësuese e anëtarit në këtë komision, zëvendësohet nga Besnike Mehmeti, po ashtu nga Zyra e Kryeministrit.















