Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për mbështetjen e linjave ajrore për mërgatën

Qeveria në detyrë ka zhvilluar këtë të martë një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime me fokus mbështetjen e mërgatës, promovimin ndërkombëtar të vendit dhe avancimin e proceseve institucionale.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, ekzekutivi ka ndarë 2 milionë euro për zbatimin e Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës”, njofton Dukagjini.

Po ashtu bëhet e ditur se këto mjete do të përdoren për mbështetjen e linjave ajrore që shërbejnë destinacionet e frekuentuara nga mërgata.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar ndarjen e mjeteve buxhetore për disa iniciativa që synojnë përfaqësimin dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare:

  • 8 mijë euro për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, për pjesëmarrjen në Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës 2026, e cila do të mbahet më 21 korrik në Shangai të Kinës;
  • 70,876.79 euro për subjektin “Kosova Global Talent Center”, për pjesëmarrjen e 26 nxënësve në finalen e NEO Science Olympiad, që do të mbahet gjatë muajit korrik në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës;
  • 3,500 euro për Shoqatën e Kimistëve të Kosovës, për pjesëmarrjen në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë 2026, e planifikuar të mbahet nga 10 deri më 19 korrik në Tashkent të Uzbekistanit.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka aprovuar gjithashtu edhe listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika