Qeveria në detyrë ndan nga 100 euro për çdo student që plotëson kriteret

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se sot do të miratohet vendimi për ndarjen e njëherëshme të 100 eurove për çdo student që plotëson kriteret.

Sipas tij, kjo do t’u ndihmojë studentëve dhe familjeve të tyre të përballojnë më lehtë vitin e ri akademik.

“Sot do të miratojmë vendimin për ndarjen nga 100 euro për të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet e tyre të kenë më të lehtë përballimin e vitit të ri akademik”, ka deklaruar Kurti.

Sipas ministrit te Financave, Hekuran Murati kjo masë parashihet te ketë koston prej rreth 6 milionë eurove të cilat do të sigurohen nga programi i Ringjalljes Ekonomike.

“Edhe për këtë në lidhje me mënyrën  dhe formën e aplikimeve dhe datat e pritur të ekzekutimit, do t’i njoftojmë të gjithë në vijim”, ka deklaruar Murati.

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka ndarë gjithsej 26 milionë euro për studentët. Vendimi përfshin ndarjen e njëherëshme të 100 eurove për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret, si dhe bursën e mobilitetit për studentët e nivelit Bachelor, për të mbështetur ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë.

Ky vendim vjen pak ditë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Kryeministri në detyrë ka theksuar se edhe pse formimi i institucioneve të reja është pezulluar, ekonomia po vazhdon të rritet.

Ai bëri me dije se tremujori i dytë shënoi një rritje prej 4.58 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika