Qeveria në detyrë rrit shtesat për lehonat, nga 170 në 325 euro
Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim të ri që rrit shtesat për nënat e reja, duke e çuar vlerën e mbështetjes në gjithsej 325 euro. Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar këtë rritje gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë, duke theksuar se kjo është një rritje prej 43.3% krahasuar me mbështetjen aktuale. Kurti […]
Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim të ri që rrit shtesat për nënat e reja, duke e çuar vlerën e mbështetjes në gjithsej 325 euro.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar këtë rritje gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë, duke theksuar se kjo është një rritje prej 43.3% krahasuar me mbështetjen aktuale.
Kurti ka theksuar se çdo grua e punësuar, përveç pagës nga punëdhënësi, do të ketë mundësinë të marrë shtesë nga Qeveria me vlerën 319.5 euro.
Kjo rritje është pjesë e skemës së mbështetjes për lehonat, e cila do të vazhdojë edhe për tre muaj të tjerë, duke ofruar 325.9 euro në muaj.
“Krahasuar me nivelin aktual prej 223 euro mbështetja e re paraqet një rritje prej 43.3 për qind. Thënë ndryshe secila jehonë e punësuar përveç pagesës nga punëdhënësi do të ketë tre muaj pagesë nga qeveria në vlerë 319.5 euro në muaj si dhe në kuadër të skemës së shtesave për lehona edhe tre muaj të tjerë 325.9 euro në muaj”, ka deklaruar Kurti.
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, sqaroi se çdo grua që lind gjatë periudhës së pushimit të lehonisë do të përfitojë 70% të pagës nga punëdhënësi, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga Qeveria, duke e çuar mbështetjen totale deri në 319.5 euro.
“Me ligjin e punës parashihet se çdo grua që lind lehonë gjatë pushimit gjashtë muaj të parë punëdhënësi detyrohet ta [paguajë 70 për qind të pagës që ka në vendin e punës. Ndërsa pjesa tjetër e pushimit të lehonisë mbulohet për tre muaj me pagës të 50 për qind të pagës mesatare nga Qeveria. Kjo është ajo që po ndryshojmë deri më tani paga referencë që është marrë ka qenë 223 euro ka qenë pagesa, ndërkaq kjo po rritet duke marrë pagën e re për bazë 639 euro i bie se 50 për qind i këtij niveli është 319.5 euro”, ka deklaruar Murati.
Po ashtu, Kurti ka thënë se lajmi i tjetër i mirë është për shërbyesit civilë.
Sipas tij, pagat e shërbyesve këtë vit rriten dy herë nga 55 euro.
“Rritja e parë ka filluari së zbatuari nga janari, rritja e dytë do të filloj nga korriku. Kështu pagat mujore për mbi 80 mijë zyrtarë publikë do të jenë për 110 euro më të larta se sa ishim në dhjetor të vitit 2024. Paga mesatare do të arrijë në 865 euro në muaj (për zyrtarët publikë)”, ka deklaruar ai.















