Qeveria njofton se me ndihmën e Halil Kastratit do t’i ndërtojnë mbi 200 shtëpi në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar një marrëveshje për ndërtimin e mbi 200 shtëpive në Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan. Projekti, që do të financohet nga Ministria dhe shoqata "Jetimat e Ballkanit"

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se është nënshkruar një marrëveshje me bamirësin Halil Kastratin për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në katër komunat veriore të Kosovës.

Më shumë se 100 shtëpi do të financohen nga Ministria, ndërsa shoqata “Jetimat e Ballkanit” do të mbështesë ndërtimin e mbi 100 shtëpive të tjera.

“Mbi 200 shtëpi të reja në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës. Me Halil Kastratin nënshkruajtëm marrëveshjen për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qendrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke u dhënë të drejtë familjeve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre. Mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 100 nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, si fillim për një jetë e re për këto familje”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika