Qeveria pas takimit Kurti-Lajçak-Escobar: Kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat

Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate, ka treguar se çfarë u diskutua në takimin Kurti-Lajçak-Escobar. Në komunikatë thuhet se ka pasur dakordim që barrikadat në veri duhen hequr, pasi pengohet liria e lëvizjes

Ilustrim





Zyra e Kryeministrit ka lëshuar komunikatë për media rreth takimit të së martës, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga Ambasadori i BE-së, Tomáš Szunyog dhe Zëvendësndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në takim është diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e mëtejmë, zhvillimet e fundit në vend dhe çështjet aktuale.

Gjithashtu, është theksuar se ka pasur dakordim se barrikadat në veri duhen hequr, pasi pengojnë lirinë e lëvizjes.

“Në takim kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri, të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes. Përmes gatishmërisë për takime dhe diskutim, Republika e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi së është palë konstruktive që angazhohet për arritjen e një marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve të ndërsjella me Serbinë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, në komunikatën e dërguar për media theksohet se Republika e Kosovës angazhohet në vazhdimësi për arritjen e një marrëveshjeje, e cila do t’i normalizojë raportet Kosovë-Serbi.

 

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika