Qeveria për vërshimet: Në Istog, Mitrovicë e Skënderaj gjendja drejt stabilizimit, në Klinë situatë më e vështirë

Ilustrim

Pas situatës së rënduar nga vërshimet e shiut, ka reaguar Qeveria e Kosovës duke thënë se bashkë me institucionet e sa vartëse është duke vazhduar angazhimin e saj për ta menaxhuar situatën.

Në njoftim thuhet se gjendja është duke u stabilizuar në tri komuna, atë të Istogut, Mitrovicës dhe Skënderajt.

“Aktualisht situata po shkon drejt stabilizimit në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj. Në Mitrovicë dhe Skenderaj janë dërguar dhe kanë arritur gjashtë ekipe shtesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave konkretisht nga tri ekipe shtesë për këto dy komuna”, thuhet në njoftim.

Situatë më e vështirë sipas Qeverisë, është duke vazhduar të jetë në komunën e Klinës, ku edhe janë dërguar përforcime shtesë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është mobilizuar me të gjitha kapacitetet e saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me Policinë e Kosovës dhe të gjitha njësitë e zjarrfikësve, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë”, thuhet në njoftim.

Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Qytetarët mund ta bëjnë informimin në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik emergjent 112.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika