Qeveria polake ndalon importet e drithërave dhe ushqimeve nga Ukraina
Qeveria polake ka vendosur t’i ndalojë importet e grurit dhe ushqimeve të tjera nga Ukraina për të mbrojtur sektorin bujqësor polak, kështu ka thënë të shtunën lideri i Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS), Jaroslaw Kaczyński. Sasi të mëdha drithërash ukrainase, të cilat janë më të lira se ato të prodhuara në Bashkimin Evropian, kanë përfunduar […]
Qeveria polake ka vendosur t’i ndalojë importet e grurit dhe ushqimeve të tjera nga Ukraina për të mbrojtur sektorin bujqësor polak, kështu ka thënë të shtunën lideri i Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS), Jaroslaw Kaczyński.
Sasi të mëdha drithërash ukrainase, të cilat janë më të lira se ato të prodhuara në Bashkimin Evropian, kanë përfunduar duke qëndruar në shtetet e Evropës Qendrore mes pengesave logjistike, duke goditur çmimet dhe shitjet për fermerët vendas. Kjo ka krijuar një problem politik për Partinë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në një vit zgjedhor. Lista e këtyre mallrave do të përfshihet në rregulloren e Qeverisë dhe ka mallra “nga drithërat e deri te produktet e mjaltit, shumë, shumë gjëra”.
“Sot, Qeveria ka vendosur për një rregullore që ndalon hyrjen, importimin e grurit në Poloni, por edhe dhjetëra lloje të tjera ushqimesh (nga Ukraina),” tha Kaczyński gjatë konventës së partisë PiS.
Lista e këtyre mallrave do të përfshihet në rregulloren e Qeverisë dhe ka mallra “nga drithërat e deri te produktet e mjaltit, shumë, shumë gjëra”, ka shtuar ai raporton Reuters, përcjellë Dukagjini.















