Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për emërimin e shtatë drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe ka vendosur që lista t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.
Sipas vendimit, në Kuvend janë propozuar këta kandidatë, Hekuran Nikçi si kryesues, Blerina Batusha-Xërxa, Mersiha Kaja, Berat Isa, Arbër Gorani, Atdhe Hykolli dhe Feim Kelmendi.
Po ashtu, është obliguar Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit që të procedojë emrat dhe biografitë e kandidatëve për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.
