Qeveria publikon logon zyrtare për shënimin e 17-të vjetorit të Pavarësisë
Qeveria e Kosovës ka publikuar logon zyrtare për shënimin e 17-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në komunikatën për media, Qeveria ka ndarë edhe agjendën për Ditën e Pavarësisë. Sipas agjendës, dita do të nisë me mbledhjen festive të Qeverisë, e ndjekur nga ngritja e flamurit dhe homazhe për personalitete të rëndësishme historike, si Adem […]
Qeveria e Kosovës ka publikuar logon zyrtare për shënimin e 17-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në komunikatën për media, Qeveria ka ndarë edhe agjendën për Ditën e Pavarësisë.
Sipas agjendës, dita do të nisë me mbledhjen festive të Qeverisë, e ndjekur nga ngritja e flamurit dhe homazhe për personalitete të rëndësishme historike, si Adem Jashari, Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi.
Manifestimet do të kulmojnë me një koncert festiv nga Filharmonia e Kosovës.
















