Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria në mbledhjen e sotme(e premte) miratoi shqyrtim propozimin-vendimit për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rritja e pensioneve për këtë kategori do të jetë 20 për qind mbi shumën aktuale.

“Shqyrtim propozimin-vendimin për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në shtojcën 1. Të Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre (MFPT). Ashtu siç e patëm bërë njoftimin në tetor të vitit të kaluar bashkë me ministrinë Hekuran Murati gjatë janarit, pra sot zyrtarisht do të aprovohet rritja prej 20 për qind e pensioneve mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarët e UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale dhe viktimat civile”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika