“Qeveria ta ridraftojë projektligjin për ‘Byronë Shtetërore’, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”
Instituti Demokratik i Kosovës(KDI), ka thënë se është e domosdoshme që Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të kthehet në pikën zero nga qeveria e Republikës së Kosovës, sepse sipas tyre, ky ligji ka mangësi dhe probleme, të cilat i kishte evidentuar edhe Komisioni i Venecias. KDI ka treguar […]
Instituti Demokratik i Kosovës(KDI), ka thënë se është e domosdoshme që Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të kthehet në pikën zero nga qeveria e Republikës së Kosovës, sepse sipas tyre, ky ligji ka mangësi dhe probleme, të cilat i kishte evidentuar edhe Komisioni i Venecias.
KDI ka treguar se si duhet të bëhen hapat konkret, fillimisht, duke e tërhequr atë nga Kuvendi Kosovës.
Sipas KDI-së, Ministria e Drejtësisë duhet të themelojë një grup punues të ri dhe gjithëpërfshirës për këtë projektligj, duke u siguruar që secili prej rekomandimeve të Komisionit të Venecias të reflektohet në draftin e ri.
“Megjithatë, konsiderojmë që Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i sponsorizuar nga Ministria e Drejtësisë, nuk përmbush disa prej garancive kryesore kushtetuese të të drejtave të njeriut dhe nuk siguron pavarësi dhe funksionalitet të duhur të Byrosë, ashtu siç është potencuar edhe në opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me këtë projektligj”, thuhet në komunikatën për media të KDI-ës.
Për KDI-në, “diskutimet shpërfaqën mungesën e një konsensusi politik për ta shtyrë përpara një çështje kaq të ndjeshme, siç është konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme”.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), kishte bërë të ditur për mosefikasitetin e sistemit të drejtësisë në Kosovës, për rastete siç janë “konfiskimi i pasurisë së fituar kundërligjshëm nga zyrtarët publikë, sidomos ata të nivelit të lartë. Kjo problematikë është evidentuar edhe në kuadër të raporteve ndërkombëtare për Kosovën”.
KDI për një gjendje të tillë, ka propozuar krijimin e një mekanizmi të konfiskimit civil të pasurisë, i cili do të kontribuonte pozitivisht në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të tjera që derivojnë nga shfrytëzimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
Këtë reagim KDI e ka bërë pas seancës të sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilin nuk kishte kuorum, për ta votuar projektligjin Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Për shkak të ”qasjes” së saj, Ministria e Drejtësisë e vetme në procesin e Vetingut















