Qeveria ua pezullon lejet e importit katër kompanive të naftës

Ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se Dogana e Kosovës, ka gjetur parregullsi tek katër subjekte që merren me përpunimin e naftës, si pasojë e kësaj, Dogana ua ka pezulluar lejet e importit këtyre subjekteve

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media ka bërë të ditur se Dogana e Kosovës, ka gjetur parregullsi te katër subjekte që merren më përpunimin e produkteve të naftës.

Sipas Hajdarit, këto parregullsi që janë hetuar nga dogana, kanë rrezikuar dhe dëmtuar buxhetin e shtetit.

Ajo ka theksuar, se Dogana e Kosovës, nuk i ka vazhduar autorizimet për përpunimin e naftës katër subjekteve të ndryshme, disa prej tyre sipas saj, i kanë shitur produkte të naftës kompanive që nuk kanë qenë të licencuara.

“Dogana ka pezulluar autorizimin përkatësisht nuk iu ka vazhduar autorizimet katër subjekteve. Disa nga subjektet u kanë shitur produkte të naftës kompanive të palicensuara, nuk kanë përdorur mjete matëse të verifikuara si dhe kanë shmangur akcizën duke deklaruar gabimisht përbërjen e produktit, këto përbëjnë shkelje të ligjit ”, ka deklaruar Hajdari.

ilustrim

Ministrja e Tregtisë, ka treguar se kanë gjetur parregullsi edhe tek nafta që përdoret për automjetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Gjatë javëve të fundit kemi marrë disa mostra të dizelit në kazermat e FSK-së. Kemi gjetur me inspektoratin shumë raste të jokonformitetit në një rast kemi gjetur dizel me përmbajtje të squfurit prej 77.4 miligram për kg, që tejkalon shumëfish shkallën e lejuar”, ka shtuar ajo.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, deklaroi se nga në kontrollin e kryer ndaj katër subjekteve që u është pezulluar leja, nuk është gjetur “ndonjë interes për vendin”.

“Në kontrollin që kemi ushtruar nuk kemi gjetur që ka pasur ndonjë interes ekonomik vendi, duke u bazuar në numrin e punëtoreve, si dhe nuk ka pasur ndonjë vlerë të shtuar në zingjirin furnizues te subjektet të tjera”, ka thënë ai.

Llugaliu, theksoi se përveç parregullsive tjera, po ashtu ka pasur gjetje se kamerat e vendosura nuk i kanë ruajtur xhirimet.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika