Qeveria uron Ditën e Evropës: Kosova gjendet në një trajektore të vendosur në rrugën drejt BE-së

Qeveria e Kosovës konsideron se hap pas hapi, Kosova po i afrohet Bashkimit Evropian

Në Kosovë po shënohet 9 maji, Dita e Evropës.

Qeveria e Kosovës konsideron se hap pas hapi, Kosova po i afrohet Bashkimit Evropian.

“Qytetarët e vendit tonë, të cilët përqafojnë dhe i mishërojnë vlerat evropiane, mund të ndihen tashmë më afër Evropës. Kosova gjendet në një trajektore të vendosur në rrugën drejt BE-së, në një proces të pakthyeshëm”, thuhet në një njoftim për media, ku urohet për Ditën e Evropës.

Në Ditën e Evropës, Qeveria riafirmon projektimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Vetëm gjatë vitit të fundit, vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit evropian si votimi i parë pozitiv në fazat drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave dhe aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, vijon njoftimi.

Sipas njoftimit të lëshuar nga qeveria, kjo ditë kujton deklaratën e ministrit të jashtëm francez, Robert Schuman, i cili foli për herë të parë për idenë e Evropës.

“Evropën, e cila nuk do të ishte më një kontinent i shkatërruar nga luftërat dhe rivalitetet, por një projekt politik i paqes, prosperitetit dhe lirisë. Ai thoshte se: “Paqja botërore nuk mund të ruhet pa ndërmarrjen e përpjekjeve kreative në proporcion të drejtë me rreziqet që e kërcënojnë atë”.

E në sfidat me të cilat po përballet tashmë Evropa, sipas Qeverisë së Kosovës, uniteti dhe paqja janë domosdoshmëri për një të ardhme të lirë, demokratike e prosperuese.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika