Qeveria zgjedh bordet e drejtorëve të Train-Kosit dhe KRU “Mitrovica”

Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes "Train-Kos" dheKRU Mitrovica

Fotografi ilustruese

Sot është duke u mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës. Në këtë mbledhje, Qeveria ka emëruar anëtarët e Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës, Train-Kos dhe anëtarët e Bordit të drejtorëve të Komapnisë Rajonale të Ujësjellësit KRU Mitrovica.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë përzgjedhur 39 kandidatë, ku gjashtë prej tyre janë zgjedhur si anëtarë në Train-Kos në kuadër të Bordit të drejtorëve.

Si anëtarë të Bordit të Train-Kosit janë zgjedhur Jetmira Nuka, kryesuese, Vjollca Salihu, anëtare, Luljeta Lutfiu, anëtare, Ruzhdi Zeqiri, anëtar, Kimete Fazliu, anëtare, Afrim Bulluti, anëtar.

Kurti ka thënë se mandati i të emëruarve zgjat 3 vjet.

Ndërsa, për sa i përket anëtarëve në listën përfundimtare janë përzgjedhur 11 kandidatë, ku kreu i ekzekutivit është shprehur se “për 1 anëtar të bordit të “KRU Mitrovica”, propozoj të emërohet Aurora Dinaj si anëtare”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika