Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit ekzistues lidhur me emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Telekomi i Kosovës Sh.A..
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se është propozuar emërimi i Shaban Nezirit në pozitën e kryesuesit të Bordit të Drejtorëve.
“Për kryesues të këtij bordi propozohet Shaban Neziri”, tha ai.