Qindra banorë evakuohen nga zjarret në Spanjë, mbi 4,500 hektarë të djegur

Qindra banorë janë evakuuar nga disa fshatra në rajonin verior të Aragonës, në Spanjë, për shkak të një zjarri të madh pyjor që vazhdon të përhapet.

Sipas ministrit rajonal të Financave, Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të Aragonës, flakët, të cilat kanë shpërthyer në komunën e Ores, kanë djegur deri tani mbi 4,500 hektarë tokë.

Për arsye sigurie, autoritetet kanë evakuuar banorët e fshatrave Ores, Asín, Luesia dhe Malpika de Arba, pasi zjarri u afrua pranë zonave të banuara.

Përpjekjet për vënien e flakëve nën kontroll po vështirësohen nga erërat e forta jugore, të cilat pritet të favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Qeveria rajonale e Aragonës ka shpallur gjendjen e emergjencës së nivelit të dytë, pasi zjarri paraqet rrezik serioz për zonat e populluara dhe infrastrukturën kritike. Si pasojë, pjesë të një autostrade të rëndësishme janë mbyllur për qarkullim.

Për të mbështetur operacionet e shuarjes së zjarrit, autoritetet kanë angazhuar personel ushtarak dhe pajisje të specializuara, ndërsa flakët pranë Ores janë intensifikuar.

Spanja po përballet me një verë të vështirë, të shoqëruar me temperatura rekord dhe zjarre të shumta shkatërruese. Situata të ngjashme janë regjistruar edhe në vende të tjera evropiane, si Franca, Turqia dhe Greqia, ku mijëra hektarë pyje janë përfshirë nga flakët.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika