Qindra miliona të qeverisë në Bankë, humbje të mëdha nga inflacioni

Mos-shfrytëzimi i fondeve për investime kapitale, nga ekonomistët po cilësohet si gabim në politikat ekonomike të qeverisë. Ata përmendin se si rezultat i inflacionit, shuma prej 700 milion eurove që ka mbetur e pashfrytëzuara nga ana e Qeverisë, ka pësuar një zhvlerësim prej rreth 20 për qind të shumës së saj

Foto ilustrim

Qindra miliona të qeverisë në Bankë, humbje të mëdha nga inflacioni Tash e disa muaj, mbi 700 milionë që janë në llogari të qeverisë, janë duke u përmendur nga opozita bashkë me kritikat për mos-shpenzimin e tyre.

Por, njohës të ekonimisë, e konsiderojnë situatatën më problamtike, duke e theksuar efektin e inflacionit në vlerën e tyre.

Medain Hashani, Ekonomist

“Problemi është mjaft i madh për arsye se këto 700 milion të cilat janë të raportuara nga ana e Bankës Qendrore janë deri në muajin gusht, dhe ato 700 milion nëse e masim inflacionin tani në këtë moment që jemi, do të thotë inflacioni është rreth 23 për qind kështu që shuma do të shkoj më shumë se sa 140 milion, prandaj cdo gjë mosinvestim i atyre mjeteve është një efekt negativ zinxhiror edhe te punëmarrësit në Kosovë”, ka thënë Hashani.

Ekonimisti tjetër, Jakup Bellaqa, përmend vonesat në kompletimin e bordit të gjykatës së tenderëve,  si një prej shkaqeve që kanë krijuar këtë situatë, por edhe përmend nevojën për hapa konkret nga qeveria.

Jakup Bellaqa, Ekonomist

“Oshp-ja duhet mu funksionalizu, në mësnyrë që të procedohet sa më shpejt, nuk duhet të vonohet duhet të kenë parasysh se jemi në situate inflacioni. Inflacioni është shumë i lartë është dyshifror, muajn e kaluar ka qenë 20% mesatarja sipas statistikave. Mirëpo në këtë rast, Qeveria, organet përgjegjëse duhet të bëjnë ndryshime në politika fiskale sepse politikat fiskale në kohë inflacioni e nxjerrin vendin nga kriza”, ka theksuar Bellaqa.

Rreth kësaj teme është ngritur debat brenda Komisionit për Buxhet dhe Financa,  por kërkesat e anëtarëve nga opozita, me theks te nevoja për realizimin e investimeve kapitale, sipas tyre, nuk janë marrë parasysh.

Pal Lekaj, Komisioni për Buxhet dhe Financa

“Në këtë drejtim kjo qeveri e ka dëmtuar rëndë qytetarin e Kosovës, i ka dëmtuar rëndë investimet publike dhe ne duhet që të mendojmë mirë edhe sa i përket projektimit të buxhetit, apo ligjit për buxhet në vitin 2023, që skëto para të mos dedikohen diku tjetër, port ë shkojnë aty ku janë të dedikuara për investime kapitale”, është shprehur Lekaj.

RTV Dukagjini ka kontaktuar edhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë nga e cila nuk ka marrë përgjigje lidhur me këtë temë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika