Qindra turistë të bllokuar në Machu Picchu mes protestave në Peru

Darvin Baca, kryebashkiaku i Machu Picchu, ka thënë se peruanët, amerikanët e jugut, amerikanët dhe evropianët, janë ndër udhëtarët e bllokuar në Machu Picchu, pas protestave që erdhen si rrjedhojë e rrëzimit të presidentit të vendit

Rreth 300 turistë nga e gjithë bota kanë mbetur të bllokuar në qytetin antik të Machu Picchu, sipas kryebashkiakut, pasi Peruja u zhyt në gjendje të jashtëzakonshme pas rrëzimit të presidentit të vendit.

Ish-presidenti, Pedro Castillo, u fajësua dhe më pas u arrestua në fillim të dhjetorit, pasi njoftoi planin e tij për të shpërndarë Kongresin. Trazirat e shkaktuara nga arrestimi i tij, kanë nxitur paralajmërime ndërkombëtare për udhëtimin në Peru.

Darvin Baca, kryebashkiaku i Machu Picchu, tha se peruanët, amerikanët e jugut, amerikanët dhe evropianët janë ndër udhëtarët e bllokuar.

“Ne i kemi kërkuar qeverisë të na ndihmojë dhe të vendosë fluturime me helikopterë për t’i evakuuar turistët”, tha Baca. E vetmja mënyrë për të hyrë dhe dalë nga qyteti është me tren dhe këto shërbime janë pezulluar deri në një njoftim të dytë, tha ai.

Trenat drejt dhe nga Machu Picchu, mjeti kryesor për të hyrë në Sitin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, u ndaluan të martën, sipas një deklarate nga PeruRail, operatori hekurudhor i Perusë në rajonet jugore dhe juglindore të vendit.

“PeruRail tha se ata ende po shqyrtojnë situatën,” shpjegoi Baca, transmeton CNN.

Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me qytetarët amerikanë të bllokuar në Peru, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për CNN, të premten.

“Ne po ofrojmë të gjithë ndihmën e duhur konsullore dhe po monitorojmë situatën nga afër. Për shkak të konsideratave të privatësisë dhe sigurisë, ne nuk do të hyjmë në detaje të mëtejshme rreth numrit të qytetarëve amerikanë që kanë kontaktuar,” shtoi zëdhënësi.

Të premten, Ambasada amerikane në Peru tha se qeveria e Perusë po organizon një evakuim të të huajve nga Aguas Calientes, një qytet që shërben si pika kryesore e hyrjes në Machu Picchu.

“Ne do të lëshojmë një mesazh me udhëzime sapo të konfirmohet plani i ndihmës. Udhëtarët e vendosur në fshatin Aguas Calientes/Machu Picchu duhet të ndjekin udhëzimet nga autoritetet lokale nëse zgjedhin të qëndrojnë në vend për ndihmë me udhëtimin në Cusco, si dhe ndonjë udhëtarët që mund të zgjedhin të udhëtojnë në këmbë”, shtohet në deklaratë.

Mungesa e ushqimit në Machu Picchu

Kryebashkiaku Baca paralajmëroi gjithashtu se Machu Picchu po vuan tashmë nga mungesa e ushqimit për shkak të protestave, pasi ekonomia lokale mbështetet 100% në turizëm.

Baca i bëri thirrje qeverisë, e udhëhequr nga presidentja e re, Dina Boluarte, të vendosë një dialog me popullsinë vendase për t’i dhënë fund trazirave sociale sa më shpejt të jetë e mundur.

PeruRail ka thënë se do t’i ndihmonte pasagjerët e prekur në ndryshimin e datave të udhëtimit të tyre.

“Na vjen keq për shqetësimin që këto njoftime krijojnë për pasagjerët tanë; megjithatë, ato janë për shkak të situatave jashtë kontrollit të kompanisë sonë dhe synojnë t’i japin përparësi sigurisë së pasagjerëve dhe punëtorëve,” tha kompania në një deklaratë.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika